Real Madridi fundos Barcelonën midis ‘Camp Nou’
Real Madridi ka mposhtur me rezultat 2-1, Barcelonën në ‘El Clasicon’ që u luajt në kuadër të javës së 10-të në La Liga.
Golin e parë apo më mirë ta quajmë supergolin, e shënoi David Alaba në minutën e 32-të të ndeshjes, shkruan Periskopi.
Të dytin e shënoi Lucas Vazquez në minutat shtesë, pas kthimit të topit nga pritja e portierit.
Krejt çka arriti Barcelona në fund ishte të ngushtonte disavantazhin përmes Sergio Agueros, i cili shënoi pas asistimit të Serginio Dest.
Pas kësaj fitoreje, Real Madridi grumbullon 20 pikë dhe rrëmben vendin e parë, ndërsa Barcelona mbetet në kuotën e 15 pikëve në vendin e tetë. /Periskopi.com/