“El Clasico”, Ancelotti me më të mirët, Xavi në kërkim të 11-shes ideale

“El Clasico”, Ancelotti me më të mirët, Xavi në kërkim të 11-shes ideale

Barcelona dhe Real Madridi sonte do të kërkojnë finalen e madhe dhe për t’iu afruar edhe më shumë titullit të parë për edicionin 2021/22.

Nga ora 20:00, skuadrat do të përballen mes vete në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës dhe në finale do të kenë punë me fituesin e sfidës mes Bilbaos dhe Atleticos.

Reali vjen në këtë ndeshje në super formë, pasi kryeson bindshëm në La Liga, teksa është 17 pikë para Barçës dhe Carlo Ancelotti i ka të gjithë të gatshëm, po ashtu 11-shen se si do ai

Në anën tjetër, Barcelona po tenton të gjejë formulën e suksesit me Xavi Hernandezin në stol dhe mendojnë se sonte mund të jetë një pik nisje, andaj sipas AS mund të startojë blerja e re, Ferran Torres.

Shpërndaje në: