Eksplodojnë edhe dy Galaxy Note 7

Eksplodojnë edhe dy Galaxy Note 7

Dy pajisje “Galaxy Note 7” kanë marrë flakë në Kinë, sipas disa raportimeve në rrjetet sociale. Ky lajm vjen dy javë pas lançimit të “smartphone”-t që ka pasur probleme me baterinë në të gjithë botën.

Nëse konfirmohen, këto do të jenë incidentet e para në tregun më të madh të celularëve në botë.

Njëri nga personat që ka denoncuar djegien e Samsungut të tij tha se telefoni nisi të nxehej, të dridhej dhe më pas shpërtheu duke nxjerrë tym të zi. Samsungu e kontaktoi pronarin e këtij celulari, duke i propozuar që t’ia merrte aparatin në këmbim të rimbursimit, por ai nuk ka pranuar, transmeton TCH.

Samsungu e ka lançuar Note 7 në Kinë në datën 1 shtator, edhe pse ka pasur raste të telefonave që merrnin zjarr në vende të tjera të botës. Ditën tjetër, Samsung njoftoi se do të ndalonte shitjet e Note 7 në 10 shtete.

Shpërndaje në: