Ekspertja e shëndetit: Merrni 10 minuta rreze dielli çdo ditë, zvogëloni rrezikun nga koronavirusi

Ekspertja e shëndetit: Merrni 10 minuta rreze dielli çdo ditë, zvogëloni rrezikun nga koronavirusi

Një eksperte shëndetësore në Australi, thotë se dalja në diell për vetëm 10 minuta në ditë, mund të zvogëlojë në masë të madhe rrezikun e kontaktimit me COVID-19. Studiuesja e kancerit të lëkurës, Dr Rachel Neale, theksoi se të pasurit nivele të ulëta të vitaminës D, rrit ndjeshmërinë ndaj virusit.

“Tani më shumë se kurrë nuk është koha të kemi mungesë të vitaminës D. Mungesa e vitaminës D, në organizëm, rrit rrezikun e shfaqjes së simptomave të koronavirusit, por edhe nëse prekemi, probabiliteti është më i madh të kemi simptoma më të agravuara. Kjo ndodh për shkak se vitamina D, ka efekt të rëndësishëm në sistemin imunitar”, tha Dr Neale.

Në një studim të vitit të kaluar, Rachel Neale, zbulonte se sasia e duhur e vitaminës D në organizëm, zvogëlonte rrezikun ndaj infeksioneve akute të frymëmarrjes. Sëmundje e cila, nëse bie kontakt me koronavirusin mund të dërgojë deri në fatalitet.

Shpërndaje në: