Eksperti shpjegon se çfarë ka në spermë dhe si tretet në trup!
Për të kuptuar se si procesohet sperma në trup, është e rëndësishme të kuptoni se nga çfarë përbëhet ajo. Daniel Boyer, mjek, thotë se sperma përbëhet nga lëngje dhe lëndë ushqyese thelbësore si kalciumi, magnezi, zinku, kaliumi dhe glukoza – “ashtu si përbërja e përditshme e ushqimit”, konfirmon ai. Kjo do të thotë që trupi e përpunon spermën e gëlltitur në të njëjtën mënyrë si ushqimin e ngurtë: “Pasi të gëlltitet, do të kalojë përmes procesit normal të tretjes që zakonisht i nënshtrohet ushqimit.”
Me fjalë të tjera, për t’iu përgjigjur pyetjes nëse sperma del apo jo si urinim apo jashtëqitje, Dr. Boyer konfirmon se janë të dyja.
“Trupi i trajton përbërësit e spermës njësoj si ato që përmbahen në substancat ushqimore normale dhe do të dalin nga trupi juaj në formën e urinimit/jashtëqitjes si një nënprodukt i tretjes.”
Meqenëse sperma tretet si ushqimi, a ka ndonjë përfitim ushqyes nga konsumimi i saj?
Pavarësisht asaj që thotë Kourtney Kardashian, pirja e spermës nuk ndihmon me problemet e fertilitetit. Dr. Boyer thotë se “edhe pse mund të ketë disa përfitime”, përbërja ushqyese e spermës nuk është aq e rëndësishme për t’u mbështetur si një burim i lëndëve ushqyese për trupin.
Burimi: Pop Sugar