Eksperti italian i merkatos zbulon kushtet që PSG i ka ofruar Messit – shumë miliona për sezon

Eksperti italian i merkatos zbulon kushtet që PSG i ka ofruar Messit – shumë miliona për sezon

Paris Saint Germain po bëjnë çmos që të sigurojnë kartonin e ikonës argjentinase të futbollit, Lionel Messi.

Lionel Messi është aktualisht pa skuadër, në pritje të ndonjë ofertë të mirë për të vazhduar karrierën e tij larg ‘Camp Nou’.

Sipas Fabrizio Romano, ekspertit të merkatos, Messi do të finalizojë marrëveshjen me PSG gjatë javës tjetër, transmeton Periskopi.

Messi do të ketë përpara tij një ofertë që i jep atij kontratë deri në vitin 2023, me një opsion për të vazhduar edhe vitin 2024.

Gjatë këtyre viteve, Messi do të fitojë 35 milionë euro neto, për sezon, duke përfshirë bonuset.

Messi pas pak do të jetë në një konferencë shtypi ku do të sqarojë gjithçka për situatën e krijuar së fundmi. /Periskopi/

Shpërndaje në: