Eksperti i sigurisë: Evitoni udhëtimet nëpër Serbi, barrikadat në anën serbe të kufirit mund të jenë shumë të ashpra

Eksperti i sigurisë: Evitoni udhëtimet nëpër Serbi, barrikadat në anën serbe të kufirit mund të jenë shumë të ashpra

Njohësi i çështjes së sigurisë Agim Musliu, ka thënë se prej sot, të gjithë qytetarët e Kosovës që ende udhëtojnë nëpër Serbi, duhet ta kenë të qartë se barrikadat në anën serbe të kufirit mund të jenë shumë të ashpra.

Statusi i plotë:

“Prej sot, të gjithë qytetarët e Kosovës që ende udhëtojnë nëpër Serbi, duhet ta kenë të qartë se barrikadat në anën serbe të kufirit mund të jenë shumë të ashpra. Aty ka serbë të ekstremit të djathtë që kanë lidhje me rusët, dhe normalisht aty janë edhe terroristët e Milan Radoiçit e Aleksandar Vuçiqit.

Këto bëhen me të vetmin qëllim, që të nxisin tensione, duke e parë se komunat veriore janë spastruar nga kriminelët e orkestruar nga Beogradi.

Aty do të konsumohet raki dhe drogë. Vuçiqi mendon se Kosova dhe NATO nuk e di që ai vet është organizatori i këtyre.

Pra, nëse nuk dëshironi të sulmoheni, evitoni udhëtimet nëpër Serbi!”, ka shkruar Musliu.

Shpërndaje në: