Eksperti i rrjeteve sociale kërkon falje pasi pretendoi se Përparim Rama keqpërdori ‘facebook’-un për përfitime
Eksperti i rrjeteve sociale, Diamant Bajra, ka kërkuar faje pasi në një emision televiziv ka deklaruar e kryetari i Prishtinës ka përfituar kundërligjshëm nga Facebook-u përmes monetizimit.
Bajra ka thënë se pas emisionit është kontaktuar nga administratori i faqes se kryetarit të Prishtinës dhe e ka njoftuar se faqja e kryetarit s’ka vendosur të dhëna bankare për të përfituar financiarisht nga Facebook.
Bajra thotë se dyshimet janë që ka ndodhur gabim teknik nga META.
Postimi i tij i plotë;
Sqarim!
Sot isha në emisionin “Kosova Today” në cilësin e ekspertit të rrjeteve sociale dhe diskutuam mbi dyshimet e ngritura se kryetari i Prishtinës Perparim Rama, përmes faqes së tij në Facebook ka nisur të fitoj para përmes videove që i publikon në këtë platformë.
Marrë parasysh këtë situatë, konstatimet e mia ishin se ka bërë disa shkelje;
1. Duke mashtruar Facebook-un me kategorinë e faqes me qëllim për të përfituar nga monetizimi, pra siç aktualisht e ka “Public Figure” dhe do duhej ta kishte “Politican”
2. Duke mashtruar me lokacionin, për shkak se parakusht për monetizim është që një nga administruesit të jetë në një shtet që Facebook-u e supporton për monetizim, në rastin konkret, në faqen e z. Rama një admin ishte në Gjermani
3. Dhe konstatova se fondet e fituara merren në vendin prej ku është aplikuar për monetizim, rrjedhimisht nuk tatohen në Kosovë pasi që META nuk njeh bankat e Kosovës për të dërguar fondet e fituara në mënyrë direkte.
Por situata del të jetë ndryshe, pas publikimit të kësaj deklarate me kontaktoi Benjamin Kolenović, një nga administruesit e faqes së kryetarit Perparim Rama, i cili me njoftoj se nuk është aplikuar për “In-Stream ads” rrjedhimisht nuk ka vendosur të dhëna bankare për të fituar financiarisht nga Facebook, (shihe screenshot) megjithëse ka krijuar kushtet për monetizim duke mos përdorur kategorinë adekuate në faqe “Political” por “Public Figure”.
Tani që dyshimet janë se mund të ketë ndodhur ndonjë gabim nga META kur ka ekspozuar reklama në videot e kryetarit Rama, për të na vendosur edhe neve në lajthitje, ndihem i obliguar për një kërkim falje publike ndaj tij.
Sqarim!
Sot isha në emisionin “Kosova Today” në cilësin e ekspertit të rrjeteve sociale dhe diskutuam mbi dyshimet e…
Posted by Diamant Bajra on Friday, July 5, 2024