Eksperti i referimit: Ja pse u anulua goli i Realit ndaj Liverpoolit
Një gol në minutat e fundit të pjesës së parë iu anulua Karim Benzemas të Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.
Francezi shënoi pas një kaosi në mbrojtjen e “Të Kuqve”.
Edhe pse ai u pa që realizoi nga pozita jashtë loje, dilema e gjyqtarëve ishte nëse topi në drejtim të tij erdhi nga lojtarët e Liverpoolit apo bashkëlojtari te Real Madridi.
Për “BT Sport”, ish-gjyqtari Peter Walton ka thënë se goli do të llogaritej i rregullt vetëm nëse do të vlerësohej se lojtarët e Liverpoolit kanë prekur topin qëllimisht.
VAR-it iu deshën disa minuta për të dalë me vendim final.
Pjesa e parë u mbyll 0:0.