Ekspertët tregojnë disa mënyra për ta parandaluar dhimbjen e qafës
Disa dhimbje të qafës largohen vetvetiu brenda disa ditësh, por mund të ndodh që ajo dhimbje të jetë edhe diçka serioze.
Mënyra më e mirë për të parandaluar dhimbjen e qafës është të mbani shtyllën kurrizore fleksibël dhe muskujt të fortë, shkruan HealthDirect, transmeton Klankosova.tv.
Ekspertët këshillojnë që këtë ta bëni me ushtrime të rregullta, rreth 30 minuta në ditë si dhe të keni pushim të mirë dhe sipas tyre është e rëndësishme që të qëndroni të ulur mirë, sidomos nëse puna juaj është në karrige dhe kur jeni duke vozitur.
Ata gjithashtu kanë thënë se edhe jastëku është shumë i rëndësishëm për parandalimin e dhimbjes së qafës.