Ekspertët ngrenë alarmin: Puna me turne, rrit rrezikun e sëmundjeve të rënda

Ekspertët ngrenë alarmin: Puna me turne, rrit rrezikun e sëmundjeve të rënda

Sipas hulumtimeve, ndryshimi i orës biologjike mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve cerebrovaskulare me pasoja serioze ,veçanërisht tek gratë.

Ndërrimet e orëve të punës janë një domosdoshmëri për shumë profesione, por ato gjithashtu paraqesin një rrezik potencial për shëndetin. Sipas studimit suedez, ndryshimi i ritmit cirkadian (ora jonë biologjike që rregullon alternimin mes gjumit dhe zgjimit) mund të jetë shkaku i çrregullimeve të ndryshme si sëmundjet kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare, sindroma metabolike, obeziteti dhe diabeti.

Një meta-analizë mbi ndikimet shëndetësore të mosrregullimit të ritmit cirkadian zbuloi se vdekshmëria dhe rreziku i sëmundshmërisë kardiovaskulare janë 20% më të larta tek punëtorët me turne sesa tek ata pa përvojë pune në turne, me një rritje shtesë të rrezikut prej 7.1%.

Puna me turne rrit rrezikun e goditjes ishemike me rezultate më të rënda

Studiuesit zbuluan se ndikimet shëndetësore të punës me turne vazhdojnë me kalimin e kohës. Ciklet gjumë-zgjim të minjve që i ishin nënshtruar ndërrimeve të alternuara në studimin e mëparshëm, në fakt, nuk u kthyen në ritmet e rregullta cirkadiane, edhe pas kthimit të tyre në orët normale të punës. Krahasuar me grupin e kontrollit (minjtë që mbajtën një cikël të rregullt ditë-natë gjatë studimit), ata treguan ndryshime të vazhdueshme në ritmet e tyre gjumë-zgjim. Për më tepër, kur ata pësuan goditje në tru, rezultatet e tyre ishin përsëri më të këqija se ato të grupit të kontrollit.

Femrat janë më të rrezikuara se meshkujt

Studimi zbuloi gjithashtu se femrat kishin mundësinë funksionale më të rënda dhe vdekshmëri më të lartë se meshkujt. Të dhënat sugjerojnë se puna me turne ka një ndikim më të madh në shëndetin e grave sesa burrave.

“Kjo për shkak se goditja në tru është një faktor rreziku për çmenduri dhe prek në mënyrë disproporcionale gratë e moshuara,” tha Farida Sohrabji, profesore në Departamentin e Neuroshkencës

Si të reduktohen rreziqet shëndetësore që rrjedhin nga ndërrimet e punës

Punonjësit e turneve mund të kujdesen për orët e tyre të brendshme biologjike duke u përpjekur të kenë një jetë sa më të rregullt, duke mbajtur më pas: një orar të rregullt zgjimi, gjumi dhe vaktesh që nuk ndryshojnë në mënyrë drastike nga dita në ditë, duke shmangur sjelljet që rrisin rrezikun kardiovaskular, të tilla si ngrënia e një diete me yndyrë të lartë, mungesa e aktivitetit fizik të mjaftueshëm, pirja e tepërt e alkoolit dhe pirja e duhanit.

Këto këshilla vlejnë për punëtorët me turne, por edhe për të gjithë ata që nuk respektojnë orarin e rregullt gjatë 24 orëve.

Shpërndaje në: