Ekspertët: Mos përdorni shporetë e stufa, është tepër e rrezikshme për shëndetin

Ekspertët: Mos përdorni shporetë e stufa, është tepër e rrezikshme për shëndetin

Aktivistë dhe ekspertë mjekësorë po iu bëjnë thirrje njerëzve që kanë metoda alternative që të mos përdorin shporetët dhe stufat me dru këtë dimër pas shqetësimeve të rritura për impaktin e tyre në shëndetin publik.

The Guardian së fundi raportoi se djegësit e drunjve trefishojnë shkallën e thërmijave të dëmshme brenda shtëpive ashtu si edhe në krijimin e shkallëve të rrezikshme të ndotjes në mbarë mëhallën apo fshatin ku ndodhen njerëzve.

Tash ekspertët te “Asthma UK” po iu kërkojnë njerëzve që të mos djegin dru fare – përveç nëse nuk kanë kurrfarë alternative tjetër për ngrohje, përcjell Periskopi.

“Tash dihet se djegia e druve dhe qymyrit lëshon thërmija që janë forma më brengosëse e ajrit të ndotur për shëndetin njerëzor,” tha Sarah MacFadyen, shefja e politikave në fjalë.

Një grup hulumtimi zbuloi se ajri i ndotur mund të jetë duke dëmtuar çdo organ në trup, me efketet që përfshinin zemrën, mushkëritë, diabetet, demencinë, inteligjencën e zvogluar dhe rritjen e depresionit. Fëmijët dhe të palindurit janë ata që vuajnë më së shumti.

Shporetët dhe stufat me dru dhe qymyr janë shumë të përhapura edhe në Kosovë. /Periskopi

Shpërndaje në: