Ekspertët: Maskat e fytyrës nga sperma e ngadalësojnë plakjen
Padyshim se të gjithë dëshirojmë të kemi fytyrë me lëkurë të mirë dhe të butë.
Shumica e vajzave të reja e kanë një fytyrë të tillë, ato padyshim brengosen se a do ta kenë edhe në të ardhmen e pikërisht për këtë bëjnë trajtime të shtrenjta e ndonjëherë edhe nuk japin rezultat të dëshiruar.
Por nëse dëshironi të ngadalësoni procesin e plakjes atëherë provoni maska për fytyrë nga sperma, këtë gjë e rekomandon edhe Chelsee Lewis – eksperte e bukurisë.
Ajo ka punuar edhe me individë si Gwyneth Paltrow dhe Stella McCartney, ndërkaq thotë se klientët e saj nuk janë të turpshëm ta provojnë këtë tretman të fytyrës.
Lewis thotë se sperma është një prej shumë metodave që e rritë furnizimin me oksigjen dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut në indet e fytyrës. Kjo ka të bëjë me faktin se sperma është e mbushur me përbërësin që njihet si sperminë.
Ky përbërës është antioksidant që ndihmon në zvogëlimin e rrudhave, e zbutë lëkurën, i largon aknet dhe i jep individit një pamje më të shëndetshme të lëkurës.