Ekspertët kanë zbuluar se nënat me shumë fëmijë, jetojnë më gjatë
Nënat e dinë sa e vështirë mund të jetë të rritësh 3 ose më shumë se 4 fëmijë. Mirëpo, të jesh nëna e shumë fëmijëve ka gjithashtu anët e saj të mira
Duke pasur shumë fëmijë, jeta juaj është e mbushur me aventura të pabesueshme, mirëpo edhe ju garanton kujdes, në moshë të madhe.
Rezulton se lindja e shumë fëmijëve mund t’ju japë edhe më shumë se kaq.
Ekspertët kanë zbuluar se sa më shumë fëmijë të keni, aq më shumë jetoni dhe shpjegimet e tyre duken mjaft bindëse.
Bright Side na tregon disa studime shkencore që shpjegojnë pse një nënë me shumë fëmijë mund të jetojë më gjatë:
Një ekip hulumtuesish studiuan një grup të madh australianësh më të vjetër për të gjetur se si mungesa ose prania e fëmijëve (dhe numri i tyre) ndikon në jetëgjatësinë e grave.
Nga studimi rezultoi se gratë që kishin më shumë se 2 fëmijë ishin më pak të rrezikuara në krahasim me ato që nuk kishin fëmijë.
Mirëpo, cilat janë arsyet për këtë efekt fantastik mëmësie?
Profesori Pablo Nepomnaschy, pjesë e këtij studimi përmend arsyet pse fëmijët lidhen me jetëgjatësinë e nënës.
Nënat me shumë fëmijë në përgjithësi marrin më shumë mbështetje nga miqtë dhe familjen e tyre të cilat pozitivisht ndikojnë në gjendjen e tyre fizike dhe emocionale.
“Mbështetja më e madhe çon në një rritje të sasisë së energjisë metabolike që mund të ndahet për mirëmbajtjen e indeve, duke ngadalësuar kështu procesin e plakjes”, – thotë ai.
Hulumtimi i kryer nga një ekip ekspertësh nga Edith Cowan University në Perth në Australi tregoi se familjet me 4 ose më shumë fëmijë marrin kënaqësitë më të mëdha të jetës.
Dr. Harman është i sigurt se kjo është e gjitha në lidhje me rritjen e mbështetjes së ndërsjellë brenda familjes dhe një atmosferë paqësore psikologjike.
“Fëmijët kurrë nuk janë të mërzitur, kanë dikë që të luajnë dhe ata marrin pavarësinë mjaft herët”, -thotë mjeku.