Ekspertët japin përgjigjje se pse Koronavirusi po vret më shumë burrat se gratë
Është bërë tashmë e njohur që Covid-19shi diskrimon në bazë moshe dhe në bazë të gjendjeve shëndetësore ekzistuese, por po bëhet gjithnjë e më e qartë se koronavirusi bën edhe diskriminim në bazë seksi.
Deri tash është kuptuar që burrat është më e mundshme të testohen pozitivisht dhe më e mundshme që të vdesin nga sëmundja.
Ky trend së pari është evidentuar në Kinë, ku një analizë gjeti se shkalla e mortalitetit të burrave ishte 2,8 për qind, krahasuar me atë të grave që ishte 1,7 për qind, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
Prej atëherë, rezultate të ngjashme që pasqyrojmë diskriminimin në bazë të seksit janë gjetur edhe në Francë, Gjermani, Iran, Itali, Kore të Jugut dhe Spanjë.
Në itali, 71 për qind të vdekjeve nga Koronavirusi janë burra, ndërsa në Spanjë të dhënat deri të enjten treguan se dyfish më shumë burra se gra kishin vdekur.
Pse atëherë burrat janë më të lëndueshëm nga kjo sëmundje?
“Përgjigjja e ndershme është se asnjë prej nesh nuk e di se çka e shkakton këtë dallim,” tha profesoresha Sarah Hawkes, drejtoreshë e Qendrës për Gjininë dhe Shëndetit Global.
Më herët, duhanpirja ishte konsideruar si një shpjegim i mundshëm. Në Kinë, gati 50 për qind e burrave tymosin duhan, dhe vetëm 2 për qind e grave, dhe kështu dqë dallimi bëhej sa i përket gjendjes së mushkërive.
Hipoteza e duhanpirjes ishte mbështetur edhe nga një artikull, i publikuar në muajin e kaluar.
Por edhe faktorë të tjerë të sjelljes që dallojnë burrat dhe gratë mund të kenë luajtur një rol. Disa studime treguan se burrat lanin më pak duart, përdornin më pak shamponin, ishte më pak e mundshme të kërkonin kujdes mjekësor dhe ishte më e mundshme të injoronin këshillat publike shëndetësore.
Sidoqoftë, mes ekspertëve tashmë po forcohet besimi që faktorë biologjikë kanë rëndësi më të madhe duke parë karakterin universal të diskriminimit seksor të koronavirusit.
Në një hulumtim ishte zbuluar që burrat kishin reagime imunitare antivirale të brendshme më të vogla për një varg infeksionesh. Studimet në mink kanë sygjeruar se e njëjta mund të jetë e vërtetë edhe për koronavirusët. /Periskopi