Ekspertët flasin për ngjizjen: Sa kohë është e nevojshme që të ngelni shtatzënë

Ekspertët flasin për ngjizjen: Sa kohë është e nevojshme që të ngelni shtatzënë

Është e vërtetë që shtatzënia është e ndryshme te secila femër. Megjithatë, të gjithë neve na intereson sa gjatë zakonisht është e nevojshme të ndodhë ngjizja

Ekziston një rregull i vjetër i cili thotë që çdo muaj kur femra ka marrëdhënie gjatë ditëve të plleshme, ekzistojnë shanset nga 15 deri në 20 për qind për shtatzëni, sipas profesorëve nga Universiteti Connecticut.

Megjithatë, shanset për shtatzëni vërtet varen nga një numër i madh faktorësh, ndërkaq njëri ndër kryesorët është mosha.

Si ndikon mosha në shanset për ngjizje?

Në shumicën e rasteve, sa më e moshuar që të jetë femra, aq dhe shanset për ngjizje janë më të vogla. Po e japim statistikën.

• Nëse keni midis 20 dhe 24 vjet, shanset për ngjizje janë 86 për qind gjatë vitit.

• Nëse keni midis 25 dhe 29 vjetësh, shanset për ngjizje janë 78 për qind gjatë vitit.

• Nëse keni midis 30 dhe 34 vjet, shanset për ngjizje janë 63 për qind gjatë vitit.

• Nëse keni midis 35 dhe 39 vjet, shanset për ngjizje janë 52 për qind gjatë vitit.

Diç më ndryshe ka treguar studimi i vitit 2013. Rreth 80 për qind e çifteve të cilët nuk kanë probleme shëndetësore, por të cilët përpiqen aktivisht të kenë fëmijë, ngjizja është në afat prej 6 muajsh.

Edhe pse këto shifra mund të jenë si ndihmë për femrat të cilat dëshirojnë të dinë se ku gjenden, çiftet do të duhej të dinin që nuk ekziston rregull i shpejtë dhe i thjeshtë sa kohë do t’u nevojitet.

Gjithashtu, varësisht nga ajo se me cilin mjek bisedoni apo megjithatë cilin studim e konsultoni, përqindjet mund të dallojnë.

Shpërndaje në: