Eksperimenti pati sukses: Përfundimisht është zbuluar Ilaçi kundër plakjes?!

Eksperimenti pati sukses: Përfundimisht është zbuluar Ilaçi kundër plakjes?!

Ilaçi i cili ndal procesin e plakjes dhe nxit rinimin e organizmit është testuar me sukses në Holandë.

Ky zbulim revolucionar është botuar para pak ditësh në revistën mjekësore “Qelizat”, ndërkaq rezultatet tani për tani janë verifikuar vetëm në kafshët eksperimentale.

Rezultatet kanë ngazëllyer shkencëtarët e gjithë botës, sepse është dëshmuar rinimi i mëlçisë tek minjtë, të cilët – duke llogaritur jetëgjatësinë njerëzore – kanë pasur madje 90 vjet!

Ndonëse dukja shkencëtarët shumë më pak u ka interesuar, edhe këtu ilaçi është treguar fantastik.

Minjtë shumë shpejt janë rinuar, qimet u janë bërë të dendura dhe sërish kanë mundur të vraponin sikur kanë qenë të rinj!

Ilaçi akoma duhet të studiohet, janë të pajtimit tani shumica e shkencëtarëve në gjithë botën, por testet në njerëz janë planifikuar në të ardhmen e afërt. /Telegrafi/

Shpërndaje në: