Ekspedita e Prishtinës mbërrin në Norvegji para përballjes me Bodo/Glimt

Ekspedita e kampionit të Kosovës, Prishtinës ka mbërritur në shtetin e Norvegjisë para përballjes ndaj Bodo/Glimt në kuadër të Ligës së Konferencës.
Prishtina do të luajë ndeshjen kthyese të raundit të tretë të Ligës së Konferencës ndaj kampionëve norvegjez, Bodo/Glimt.
Ky takim është paraparë të zhvillohet nesër (e enjte) me fillim nga ora 18:00 në stadiumin ‘Aspmyra’.
Megjithatë, kampionët e Kosovës tashmë kanë arritur në qytetin norvegjez një ditë para ndeshjes.
Është vet faqja zyrtare e Prishtinës në Facebook që ka njoftuar arritjen e ekspeditës së kampionëve të Kosovës në Norvegji.
“Ekspedita e FC Prishtina sapo ka mbërritur në Bodø,Norvegji”, shkruan në faqen zyrtare të klubit kryeqytetas.
Ndryshe, ndeshja e parë në kryeqytetin e Kosovës ka përfunduar me fitoren e Prishtinës me rezultat 2-1.