Ekskluzive: Zbulohet data kur Kosova udhëton drejt Spanjës, pamje brenda hotelit ku do të qëndrojë Kombëtarja ‘Dardane’
Kombëtarja e Kosovës do të udhëtojë drejt Spanjës për ndeshjen kualifikuese për Kupë të Botës në fund të këtij muaji.
Takimi zhvillohet më 31 mars në ‘Estadio de La Cartuja’ të Sevillas, shkruan Periskopi.
Periskopi ka mësuar ekskluzivisht se kontigjenti i futbollistëve dhe stafit të ‘Dardanëve’ do të niset për në Sevilla më datën 29 mars, vetëm një ditë pas ndeshjes tjetër kualifikuese kundër Suedisë, e cila luhet në ‘Fadil Vokrri’.
Me të përfunduar ndeshja, më 31 mars, ‘Dardanët’ do të nisen menjëherë drejt Kosovës.
Periskopi poashtu ka mësuar se Kombëtarja me shumë gjasë do të qëndrojë në hotelin ‘Marriot Ciudad de Sevilla’, edhe pse stafi përgjegjës i Federatës së Futbollit të Kosovës është duke i eksploruar dy apo tre opsione të tjera.
Hoteli në fjalë është rreth 16 minuta larg stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja, derisa nata kushton 84 euro.
Periskopi më poshtë ju sjellë pamje brenda ambienteve të hotelit. /Periskopi.com/