Ekskluzive: Në këtë datë publikohet lista e Kosovës për ndeshjet e qershorit

Ekskluzive: Në këtë datë publikohet lista e Kosovës për ndeshjet e qershorit

Kombëtarja e Kosovës në qershor zhvillon ndeshje të qershorit, të cilat selektori Bernard Challandes do t’i shfrytëzojë për ta parë situatën dhe gjendjen e skuadrës.

‘Dardanët’ luajnë miqësoren e parë 1 qershor kundër San Marinos në ‘Fadil Vokrri’, teksa tri ditë më vonë udhëton drejt Austrisë për të luajtur me Maltën, shkruan Periskopi.

Më 8 qershor, në Antali, djelmoshat e teknikut zbicëran takohen me Guinenë, para se të zhvillojnë një përballje edhe me Gambinë tre ditë më vonë në të njejtin qytet.

Tashmë është e qartë se do të ketë ristrukturim në listë dhe emra të rinj, sidomos pas disa largimeve nga Kombëtarja.

Dhe Periskopi ka mësuar ekskluzivisht se lista e ‘Dardanëve’ për këto ndeshje do të publikohet më 28 maj. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: