EKSKLUZIVE| Ky dyshohet se është dorasi i 19 vjeçarit në Vushtrri(EMRI)

EKSKLUZIVE| Ky dyshohet se është dorasi i 19 vjeçarit në Vushtrri(EMRI)

Vushtrria u trondit mbrëmjen e së dielës, pasi një vrasje që ndodhi në këtë qytet la të vdekur 19 vjeçarin Ardit Zymeri, shkruan Periskopi.

Periskopi mëson nga burime të sigurta se dorasi që dyshohet se ka kryer vrasjen është Bleon Dibrani.

Rastin për Periskopi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 20:35 policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Galip Badivuku” ne Vushtrri. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull kosovar rreth 19-vjeçar”, thuhet në konfirmim.

Derisa para pak çastesh është konfirmuar nga policia se është arrestuar edhe i dyshuari i cili është gjithashtu një 19 vjeçar.

“Pas hetimeve intensive, Policia identifikoi dhe arrestoi të dyshuarin B. D., 19 vjeç, si dhe konfiskoi një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur në vrasje. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, u gjet dhe u sekuestrua edhe një armë e gjatë me pesë fishekë.”, thuhet në njoftim./ PERISKOPI

Shpërndaje në: