Ekskluzive: Kjo është lista e Kosovës për ndeshjet e nëntorit

Periskopi.com Sporti

Gazetari Arlind Sadiku nga burimet e sigurta ka bërë publike listën e Kosovës për dy ndeshjet e nëntorit, atë ndaj Maltës dhe ndaj Azerbajxhanit, me 17 nëntor respektivisht 20 nëntor.

Nga grumbullimi kaluar mungojnë Faton Maloku, Bernard Berisha, Elbasan Rashani, përcjell Periskopi.

Ndërkohë për herë të parë grumbullohen portieri Arijanet Muric dhe qendërmbrojtësi Mirlind Kryeziu. Bersant Celina rikthehet në listë, pas mungesës që pati në tetor.

Kjo është lista e plotë:

Portierë:
Samir Ujkani – Caykur Rizespor
Arijanet Muric – Manchester City
Visar Bekaj – FC Prishtina

Mbrojtës:
Amir Rrahmani – GNK Dinamo Zagreb
Fidan Aliti – KS Skënderbeu
Mërgim Vojvoda – Royal Excel Mouscron
Ardin Dallku – FC Vorskla Poltava
Leart Paqarada – SV Sandhausen
Benjamin Kololli – FC Zurich
Mirlind Kryeziu – FC Zurich
Arbenit Xhemajli – Neuchâtel Xamax

Mesfushorë:
Bersant Celina – Swansea
Valon Berisha – SS Lazio
Hekuran Kryeziu – FC Zurich
Herolind Shala – IK Start
Idriz Voca – FC Luzern
Besar Halimi – Brøndby
Arbër Zeneli – SC Heerenveen
Milot Rashica – SV Werder Bremen
Edon Zhegrova – K.R.C. Genk
Donis Avdijaj – FC Willem II

Sulmues:
Vedat Muriqi – Caykur Rizespor
Atdhe Nuhiu – FC Sheffield Wednesday
Lirim Kastrati – Lokomotiva Zagreb

Lista do publikohet nga selektori Bernard Challendes nesër./Periskopi/

Shpërndaje në: