Ekipi që mundi Bad News Eagles e fiton turneun më të madh në botë në CS:GO
Organizata e madhe, FaZe Clan ka arritur ta fitojë turneun më të madh në botë në lojën CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.
FaZe në finalen e madhe e mposhtën 2:0 në map-a ekipin Natus Vincere (NAVI).
Në map-in e parë, FaZe triumfoi 19:16, kurse në të dytin e pati edhe më lehtë, duke triumfuar 16:10.
Kujtojmë se FaZe e kishte mundur ekipin kosovar, Bad News Eagles në “Legends Stage”, duke ia shkaktuar humbjen e dytë.