Ekipi kosovar i mundjes arrin në Stamboll, pritet kthimi i tyre në Kosovë
Ekipi i Kosovës i mundjes ka arritur të martën (sot) në Stamboll.
Ekipi kosovar i mundjes ndodhej në qytetin Kahramanmarashit, për të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “12 February”, teksa më pas përjetoi tmerrin shkaku i tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë në orët e para të mëngjesit të së hënës.
Delegacioni kosovar, që ndodhej atje, shpëtoi nga më e keqja pasi qyteti në fjalë ishte më i goditur nga tërmeti. Ekipi i mundjes sot udhëtuan drejt Stambollit.
Kështu ka bërë të ditur Federata e Mundjes së së Kosovës.
Njoftimi i plotë nga FMK (pa ndërhryje):
“Pas shume perpecish 30 ore rruge dhe tmerrit te perjetuar nga termeti ne qytetin Kahramanmarashit te Turqise, ekipa e Kosoves ka arritur ne Stamboll”.