Ekipi i xhudos do të mbërrijë me 45 minuta vonesë

Ekipi i xhudos do të mbërrijë me 45 minuta vonesë

Sonte, ekipi olimpik kosovar i xhudos do të mbërrij në Kosovë, pas një suksesi të madh të shënuar në Tokio.

Të drejtuar nga Driton Kuka, atletet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi arritën të fitojnë medalje të arta, duke bërë kështu bujë të madhe.

Pas këtij suksesi, është bërë një organizim për pritjen e këtij ekipi olimpik, si shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për suksesin e tyre.

Por, sipas raportimeve të fundit, mësohet se aeroplani me të cilin udhëton ekipi i xhudos do të aterojë me 45 minuta vonesë, përcjell Periskopi.

Kësisoj, aeroplani pritet të aterojë në ora 20:25. Kjo nënkupton që edhe tubimi në shesh do të jetë me vonesë. /Periskopi/

Shpërndaje në: