‘Ekipi i tij ishte në lot’: Këshilltari për siguri kombëtare rrëfen momentin kur e përzënë Zelenskyn

‘Ekipi i tij ishte në lot’: Këshilltari për siguri kombëtare rrëfen momentin kur e përzënë Zelenskyn

Këshilltari për siguri kombëtare, Mike Waltz ka rrëfyer momentin kur i tha presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky se duhet ta lë Shtëpinë e Bardhë, pas përplasjes në Zyrën Ovale me presidentin Donald Trump.

Siç raporton CNN, Waltz në një intervistë të shtunën ka thënë se të dyja palët janë vendosur nëpër dhoma të ndryshme pas largimit të mediave.

Më pas, ka treguar se ai, sekretari i Shtetit, Marco Rubio dhe zyrtarë të tjerë të lartë “kanë këshilluar presidentin – kryesisht në mënyrë unanime kanë këshilluar presidentin – që pas asaj fyerje në Zyrën e Ovale, nuk e shohim se si mund të ecim përpara, dhe se çdo veprim i mëtejshëm vetëm do të çonte prapa nga ky moment”.

Waltz ishte ai që i ka dërguar mesazhin Zelenskyt se “nuk është më i mirëpritur”.

Pyetur nga “Fox News” nëse Zelensky “e ka njohur” atë që sapo kishte ndodhur, Waltz citohet se ka thënë, “Jo. Sinqerisht, ekipi i tij e dinte. Ambasadorja e tij dhe këshilltari i tij ishin praktikisht – mendoj, ishin praktikisht në lot duke dashur që kjo të ecte përpara. Por Zelensky ishte ende argumentues”.

“Koha nuk është në anën tënde këtu. Koha nuk është në anën tënde në fushën e luftës. Koha nuk është në anën tënde sa i përket situatës në botë, dhe më e rëndëshmja, ndihma amerikane dhe tolerance e taksapaguesve nuk është e pakufizuar” – Waltz i ka thënë Zelenskyt.

Më poshtë, e gjeni të përkthyer nga Nacionale pjesën më kryesore nga përplasja Trump-Zelensky:

Zelensky: T’ia nisim nga fillimi. Së pari, gjatë luftës, të gjitha kanë problem, edhe ju. Por ju, keni një oqean të mirë dhe ju nuk e ndjeni tani, por do ta ndjeni në të ardhmen. Falë zotit, ju nuk keni një luftë…

Trump: Mos na trego se çfarë të ndjejmë, po mundohemi të zgjidhim një problem. Mos na tregoni se çfarë do të ndjejmë.

Zelensky: Nuk po ju tregoj, po përgjigjem…

Trump: Sepse nuk je në një pozicion për ta diktuar këtë. Nuk je në pozicion se çfarë do të ndjejmë. Do të ndihemi shumë mirë, do të nidhemi shumë mirë, dhe shumë të fuqishëm.

Zelensky: Do të ndjeni ndikim

Trump: Aktualisht nuk jeni në një pozicion shumë të mirë, e keni lejuar vetën që të ndodheni në një pozicion shumë të keq dhe ai (J.D Vance) ka të drejt për këtë.

Zelensky: Që nga fillimi i luftës…

Trump: Nuk jeni në pozicion të mirë. Nuk keni kartat aktualisht. Me ne filloni t’i keni kartat. Por tani, je duke luajtur me karta, je duke luajtur bixhoz me miliona njerëz, je duke luajtur bixhoz me Luftën e Tretë Botërore. Po luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore. Dhe kjo që je duke bërë është mungesë respekti ndaj këtij shteti që të ka përkrahur më shumë se sa shumë njerëz kanë thënë.

Shpërndaje në: