Ekip i Mundjes së Kosovës i shpëton më të keqës nga tërmeti në Turqi
Ekipi i Federatës së Mundjes të Kosovës ka parë tmerrin me sy sot në Turqi.
Ekipi kosovar po qëndron në Turqi për turneun ndërkombëtar “12 Februry” ku papritmas u përballë me frikën e termetit 7.7 ballësh që goditi zonën ku po qëndronin ata, shkruan Periskopi.
Lajmin e ka bërë të ditur Genc Fazlija përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
Në shkrimin e tij thuhet se i gjithë stafi është mirë dhe se kanë ndihmuar banorët e ngujuar në gërmadha.
Shikoni postimin e plotë: