Ejupi dhe Grezda shënojnë në fitoren e Osijekit ndaj Luzernit (Video)

Periskopi.com Sporti

Muzafer Ejupi dhe Eros Grezda kanë shënuar në fitoren prej 2:0 të Osijekit ndaj Luzernit.

Shqiptarët ia dhuruan fitoren kroatëve ndaj ekipit zviceran, që e nisi mbarë aventurën në Europa League.

Kjo ishte përballje e shqiptarëve, pasi Muzafer Ejupi dhe Eros Grezda ishin tek Osijek ndërsa Hekuran Kryeziu dhe Dren Feka tek Luzerni.

Triumfuan ata të Osijekit, që shënuan secili nga një gol. Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia, Ejupi, shënoi golin e epërsisë në minutën e 66-të, derisa Eros Grezda realizoi golin e dytë 10 minuta para fundit të ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Osijek llogaritet favorit për të kaluar në raundin e tretë në Europa League.

Shpërndaje në: