Einxhel përplaset fort me Balinën: Po foli prapë do t’i mbyll veshët, ose do iki në dhomën tjetër
Einxhel Shkira është ndjerë e ofenduar nga opinionistja e Big Brother VIP, Balina Bodinaku.
Einxhelit nuk i kanë pëlqyer komentet që i ka dhënë opinionistja duke e quajtur jo feministe, e seksiste në debatin që ka pasur me Donaldin,
Madje në njërën nga klipet Einxhel shprehet se nëse Balina do thotë sërish të njëjtat gjëra, ajo do të largohet nga aty, dhe do të shkojë në dhomën e gjumit.
Balina i ka kundërshtuar të gjitha ato që tha Einxhel, duke thënë se edhe ajo ka folur edhe mirë për Einxhel, por që banorët i mbajnë mend vetëm fjalët jo të mira.