Egzon Shala nesër lufton për medaljen e tretë të Kosovës në Tokio, ja në çfarë kohe ndeshet

Egzon Shala nesër lufton për medaljen e tretë të Kosovës në Tokio, ja në çfarë kohe ndeshet

Mundësi nga Kosova, Egzon Shala është garuesi i fundit kosovar që merr pjesë në Lojërat Olimpike, ‘Tokio 2020’.

Ai do të garojë të enjten në ora 4:42 të mëngjesit në kohën tonë lokale, shkruan Periskopi.

Ai do të përballet me algjerianin Djahid Barrahal në kategorinë deri në 125 kilogram.

Garuesi kosovar e ka konsideruar shortin si mjaft të vështirë, por ka shtuar se kjo nuk do ta ndalojë atë që të kërkojë medalje olimpike.

Shala ka premtuar se do ta japë maksimumin për ta siguruar medaljen e tretë të Kosovës në Tokio.

/

Shpërndaje në: