Egla hyn në shtëpi dhe tallet me Gjestin: Vish një palë pantallona mo burrë, ça bën robi me brekë

Egla hyn në shtëpi dhe tallet me Gjestin: Vish një palë pantallona mo burrë, ça bën robi me brekë

Egla Ceno ka hyrë sot në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Fituesja e edicionit të tretë të reality show-t është bërë pjesë e sfidës ku banorët nuk duhet të reagojnë ndaj gjërave që do të ndodhin në shtëpi.

E sigurisht që Egla e ka luajtur mjaft mirë rolin duke i ngacmuar banorët herë pas here. Me të hyrë në shtëpi, Ceno ka shkuar te dhoma e gjumit ku ishte Laerti dhe e ka puthur në buzë.

Më pas ajo ka shkuar te pjesa e banjës ku ndodhet dhe vaska, vendi i saj i preferuar kur ishte brenda në shtëpinë e BBV 3. Egla teksa po bënte gati vaskën pyeste banorët se nga cila anë është uji i ngrohtë apo thoshte se kishte nevojë për shampo.

Në një moment Gjesti shkon e përqafon, Laerti i mban mikrofonin dhe Ola i gjen një shampo.

Teksa Egla po shijonte qëndrimin e saj në vaskë ka nisur duke ngacmuar banorët.

“Pse i lini këto çunat me brekë nëpër shtëpi?”, thotë Egla teksa shikon Gjestin dhe më pas i drejtohet atij: “O Gjesti vish një palë pantallona mo burrë, ça bën robi me brekë”.

Shpërndaje në: