Egla Ceno: Unë jam me Gjestin, djalin pa shkollë që ia kanë frikën

Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, i doli në përkrahje, Gjestit, banorit të sezonit të sivjetëm të BBVA-s.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo bëri të ditur se ai nuk ka rival brenda shtëpisë.
“Një përqafim të ngrohtë Eglit: Ndjenjat që nuk të kthehen mbrapsht dhembin shumë, por ka shërim! Sa i përket Gjestit dua të përgjigjem kështu: Fati i tij është që nuk ka rival aty brenda që ia zbeh tingullin. Disa e kanë ‘frikë’ dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim e disa të tjerë nuk dinë as nga ta kapin”, ka potencuar Egla.

“Në kontekstin që është krijuar aty brenda, unë jam me Gjestin. Po po, me atë djaloshin pa shkollë, por më i vërteti nga të gjithë”, shkroi aktorja e njohur.
“BBV shqiptar ngelet një nga spektaklet më të paparashikueshme në TV por në thelb aty ‘ruhet’ njeriu”, përfundoi ajo në postimin e saj në Instagram.
Egla Ceno e cila kishte fituar edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania, kishte qenë një personazh tejet dinamik i atij sezoni.