Egjipti propozon armëpushim dyditor në Gaza

Egjipti propozon armëpushim dyditor në Gaza

Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al Sisi ka thënë se vendi i tij ka propozuar një armëpushim dyditor në Gaza.

Ai tha se koha do të përdoret për të shkëmbyer katër pengje izraelite për disa të burgosur palestinezë, shkruan Sky News.

Sisi shtoi se bisedimet duhet të rifillojnë brenda 10 ditëve dhe nga armëpushimi i përkohshëm në një përpjekje për të arritur një armëpushim të përhershëm.

Shpërndaje në: