Efektet mjekuese të hudhrës
Për shumë vite, hudhra, përdoret si mjet terapeutik për shumë sëmundje, dhe së fundmi janë zbuluar dhe vetitë e saj mbrojtëse.
Hudhra është përdorur prej shumë kohësh në mjekësi, kryesisht për të përmirësuar imunitetin. Nga ana terapeutike, hudhra e freskët apo e thatë është njohur gjerësisht për vetitë antivirale, antibakteriale dhe antimykotike.
Kërkime nga Universiteti i Maryland Medical Center vërejnë se suplementi i hudhrës mund të ndihmojë për të ulur rrezikun e llojeve të caktuar të kancerit.
Studimet tregojnë se dieta të pasura me hudhër të freskët, hudhër pluhur dhe madje edhe kripë hudhre, mund të ndihmojnë për të parandaluar kancerin e pankreasit dhe atë të zorrës së trashë.
Ngrënia e hudhrës në disa forma, duke përfshirë edhe kripën e hudhrës funksionon si zgjerues i enëve të gjakut, që do të thotë se pakëson presionin e lartë të gjakut dhe ul tensionin në zemër dhe në enët e gjakut.