Efektet e para të darkës Kurti-Krasniqi: PDK voton nesër marrëveshjet ndërkombëtare
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se partia e tij do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.
Ai tha se për të më i rëndësishmi është interesi i vendit, pastaj i partisë dhe së fundi i tij si individë.
“Ne kemi vendosur që t’i përkrahim dhe t’i votojmë të gjitha marrëveshjet financiare ndërkombëtare të cilat janë në rend dite në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Këto marrëveshje i përkrahim pa kushtëzime. Fatkeqësisht nuk kemi pasur një kërkesë dhe një qasje të duhur dhe pozitive edhe nga ana e qeverisë… Sidoqoftë ne i kemi negociuar një pjesë të këtyre marrëveshjeve financiare ndërkombëtare dhe ne nesër në seancën e Kuvendit do t’i përkrahim dhe do të japim votën tonë për aprovimin e këtyre marrëveshjeve”, ka thënë ai në një konferencë për media.