Efektet e kafesë, ndikon te mendimet dhe sjellja
Mjafton të kujtosh kafenë që mendja të bëhet më vigjilente dhe e vëmendshme.
Prandaj, një nga pijet më të konsumuara në botë gjithashtu ka një efekt psikologjik, sipas një studimi të ri të kryer nga Universiteti i Torontos të botuar në revistën shkencore ”Consciousness and Cognition”.
Studiuesit në fakt kanë vërejtur një efekt shkakësor, falë të cilit ekspozimi ndaj disa sinjaleve, edhe nëse është i vogël, mund të ndikojë në mendimet dhe sjelljet tona.
Përmes katër studimeve të veçanta dhe duke përdorur një përzierje të pjesëmarrësve nga kulturat perëndimore dhe lindore, ata krahasuan efektet e mendimeve të kafesë dhe çajit.
Studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit e ekspozuar ndaj stimujve të lidhur me kafe e perceptuan kohën më të shkurtër dhe mendonin në kushte më konkrete dhe më të sakta, përcjell Atsh.
Efekti, megjithatë, nuk ishte aq i fortë në mesin e pjesëmarrësve që ishin rritur në kulturat lindore, të cilat sipas studiuesve janë më pak të dominuar nga konsumimi i kafesë.