Efektet anësore të fjetjes në bark

Efektet anësore të fjetjes në bark

Gjumi cilësor është vendimtar për mirëqenien tonë të përgjithshme, por një nga faktorët që shpesh anashkalohet është qëndrimi në të cilin flemë.

Pozicione të caktuara të gjumit mund ta vështirësojnë frymëmarrjen, duke tendosur shpinën, qafën ose shpatullat. Sipas psikiatres Nishi Bopal, shtrirja në bark konsiderohet pozicioni më i keq i gjumit.

“Arsyeja pse ky është pozicioni më i keq është se fytyra juaj nuk mund të jetë në pozicion të sheshtë. Koka e përkulur në njërën anë përfaqëson një tendosje të madhe në ligamentet e shpinës së qafës. Unë rrallë kam parë një pozicion të mirë të qafës te njerëzit që flenë në stomak”, tha kiropraktori B.J.

Çfarë mund të ndihmojë?

Nëse vërtet ju pëlqen të flini në bark, doktor Bhopal ju sugjeron të përdorni një jastëk sa më të hollë të jetë e mundur ose të flini pa të për të zvogëluar presionin në shpinë.

Fjetja në shpinë konsiderohet si pozicioni më i mirë në të cilin shpina juaj është e sheshtë, edhe pse mund të shkaktojë probleme për njerëzit që gërhasin, kanë apne gjumi apo edhe refluks acid. Nëse nuk vuani nga probleme të tilla, mjafton të keni një jastëk që mbështet kokën dhe qafën tuaj për të fjetur në shpinë.

Shpërndaje në: