Edukata seksuale për të rritur: Mite mbi seksin që të gjithë duhet të dijnë
Seksi është një veprim fantastik që siç ju them gjithmonë nuk mund të thjeshtohet me një formulë . Shyqyr “zotit”për këtë . Megjithatë me atë pjesë të trurit që përdorim, ne mbledhim fakte bazike- të cilat shpesh as nuk besojmë. Kjo ndodh sepse nuk jemi formuar me edukate seksuale, ose sepse informacionet që marrim nga interneti shpesh krijojnë konfuzion. Fakt është, që disa informacione janë të domosdoshme në çdo moshë. Pavarësisht progesit që është bërë në pë përhapjen dhe parandalimin e dukurive negative, ka ende shumë dizinformacion. Shpesh herë dhe për shkak të mungesës së mendimit kritik. Ndërkohë mënyra më e mirë si të kënaqemi plotësisht është të marrim informacionet e duhura. Filloni më këto që po shkruaj unë .
Nuk mund të ngelesh shtatzënë nëse je me menstruacione
Ah cikli i jetës. Ndërkohë që koha më e lehtë për të ngelur shtatzënë është gjatë ovulimit ( kur ndodh lirimi i qelizave vezë, zakonisht dy javët e para mbas ditës së parë të ciklit), pra fekondimi gjatë menstruacioneve mund të ndodhë . Nëse ke cikël të shkurtër dhe jo të rregullt, mundsitë që të kesh qeliza vezë gjatë menstruaciuoneve, janë të larta. Duke parë që një qelizë vezë mund të jetojë disa ditë ndërsa sperma pothuajse një javë, ka mundësi që këto elementë të bashkohen dhe të gjejnë terren të përbashkët edhe nëse je me menstruacione. Prezervativi ( ose kontraceptivi që ke zgjedhur) mund të të duket një zvarritje e situatuës , por s’ka pse të jetë . Nëse kërkon nga partneri yt që të vendosë prezervativin por ai refuzon, kjo është një arsye shumë e mirë për të mos vazhduar aktivitetin që je duke bërë .
Nuk mund të marrësh infeksione nga seksi oral.
Kjo nuk është e vërtetë . Ka më pak mundësi që të marrësh një infeksion nga seksi oral se sa nga ai vaginal ose anal, por jo që nuk ndodh. Është e mundur me sifilizin, gonorrean, klamidian apo herpesin. Ky rrezik mund të zvogëlohet me përdorimin e prezervativit apo prezervativit oral. Me thënë të drejtën as unë nuk e kam përdorur kurrë prezervativin oral, por rritja e infeksioneve duhet të na vetëdijësojë rreth rreziqeve që hasim. Do thoni ju, në fund të ditës ka një rrezik në çdo gjë që bëjmë, dhe kur dalim në mëngjës nga shtëpia. E drejtë, në fakt vetëm ti e di se cili duhet të jetë niveli i mbrojtjes, apo ajo që të bën ty të ndihesh mirë .
Seksi anal shkakton hemorroide
Shkaku më i zakonshëm i hemorroideve përfshin tendosje të shumtë gjatë që qendrimit në WC ose në palestër, konstipacion, dhe infeksione anale. Sido që të jetë kauza, rezultati është i njëjtë , fryrje dhe dhimbje, sidomos kur je ulur. Seksi anal, në kundërshti me ato në të cilat besojmë , nuk shkakton hemorroide. Kjo ide është homofobe dhe është e barazflefshme më të gjitha ato bestytni që të ndalojnë masturbimin se do të rriten qime në dorë. Për sa kohë nuk dhunon, nuk përdor forcë për të imituar filmat porno, seksi anal do të duket fantastik dhe jo i dhimbshëm. Është shumë e rëndësishmë të jemi të ngadaltë , të kujdesshëm dhe me muskuj totalisht të relaksuar. Gjithashtu mos harro lubrifikant, sa me shumë lubrifikim.
Penisi mesatar është të paktën 15 cm
Një tjetër notë për pornon që përsëri krijon mite jo të vërteta. Ndonëse është e pamundur të gjësh një porno aktor me penis më të vogël se 15/ 16/ 17 apo 18 cm, sipas British Journal of Urology International, gjatësia mesatare e një penisi në ereksion është 13 cm ndërsa e një penisi në gjënjde normale është 9 cm. Studimi gjithashtu ka provuar që një penis 13 cm i gjatë përfshin 95% të kampionëve. Ça do të thotë ? Që vetem 5% kanë një penis më të gjatë se kaq.
Vagina ngushtohet apo zgjerohet në varësi të marrëdhënieve seksuale.
Miti i vaginës që ngushtohet dhe zgjerohet, është i zakonshëm si ai i penisit. Vagina është muskul që mund të zgjerohet dhe kontraktohet sikur të jetë llastik. Kur ajo është e eksituar, muret zgjerohen duke e bërë pentrimin më të lehtë . Nga ana tjetër, nëse jemi në siklet apo parehati, muret kontaktohen duke e bërë më të vështirë penetrimin. Mendimi i vaginës së gjerë është një shpikje për të etiketuar gratë . Fakti është që nuk ka rëndësi se me kë dhe sa herë e bën. Gjatë jetës, do të ndryshojë partneri, forma e tij, do ndyshosh ti nga lindja.Por, seksi me penetrim, nuk ka aftesi ndryshimin e formës së vaginës.
Edukatë seksuale për të gjithë./Zhaklin Lakatari/Tabu Blog