Edona Llalloshi tregon arsyen se pse dhuratën që ia dhuroi Rugova, ia dha Anton Qunit
Këngëtarja shqiptare Edona Llalloshi së fundi ishte e ftuar në një emision ku iu përgjigj pyetjeve të publikut.
Ajo ditë më parë, dhuratën që ia kishte dhënë presidenti historik Ibrahim Rugova, ia dhuroi ministrit të mbrojtjes Anton Qunit.
“Gjatë karierës sime shumë vjeçare kam marrë çmime, mirënjohje,dhurata…por më e veçanta dhuratë e zemrës ishte kjo që Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova ma dhuroj në vitin 2002.
Sot, këtë dhuratë në shenjë respekti ndaj tij dhe institucionit të cilin e udhëheqë, ia dhurova Ministrit të Mbrojtjes Z.Anton Quni.
Të priftë e mbara Ministër 138 herë”, ka thënë Edona.
Ndër pytjet e bëra ishte edhe: “Cka të shtyu me ia dhënë dhuratën që ta ka bo Rugova, ministrit Anton Qunit?”.
Edona nuk hezitoi ti përgjigjej kësaj pyetje.
“Unë dhe politika jemi komplet out, kështu që vulën e presidentit e pranova si dhuratë në vitin 2002 nga vet presidenti historik Ibrahim Rugova, për kontributin tim dhe të familjes time në artin muzikor.
Mendoj që këtë dhuratë e kanë merituar Brigada 138, Agim Ramadani në krye me Rrustem Berishën dhe shokët e tij të cilët në artin ushtarak treguan heroizëm të pashoq me thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar.
Mos të harrojmë se unë si 14-vjecare këtë kufi e kam kaluar disa herë ilegalisht, kam sakrifikuar shumë vetëm për të prezantuar artin dhe kulturën tonë kosovare.
E tash që po e gëzojmë lirinë, jemi në proces të zhvillimit të ushtrisë tonë, z.Anton Quni është personi i duhur që mundet këtë mesazh me përcjell më së miri të gjeneratat e reja”, tha Edona.