Edon Zhegrova reagon pas përjashtimit, i quan lajme të pavërteta raportimet ndaj tij
Pas vendimit të FFK-së për përjashtimin nga grumbullimi për ndeshjet e Ligës së Kombeve, ka reaguar edhe Edon Zhegrova.
Ai përmes një postimi në story të Instagram, i ka quajtur lajme të pavërteta raportimet ndaj tij.
“Përshëndetje të gjithëve. Këto janë lajme të pavërteta dhe pa fakte. Do të flas shumë shpejt në fushë. Shihemi së shpejti. Krenar! “, ka shkruar Zhegrova.
Nga burime brenda Federatës së Futbollit të Kosovës, kanë bërë me dije për Klankosova.tv, se arsyeja e përjashtimit të Edon Zhegrovës, Arjanet Muriq, Florent Muslijës nga kombëtarja është qëndrimi i vonë në klube të natës.
Sipas burimeve, kjo nuk ishte hera e parë që ata veprojnë kështu.
Më herët gjatë ditës, FFK-ja, me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda tre futbollistët I përjashtoi nga ekipi i Kombëtares së Kosovës.
Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.