Edon Zhegrova pasi u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes: Ishte një ëndërr
Edon Zhegrova është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes Lille – Real Madrid.
Sulmuesi kosovar fitoi penallti, me ç’rast David realizoi nga 11 metra distancë, për të siguruar fitoren 1-0 ndaj Real Madridit.
UEFA vendosi që çmimin e më të mirit të ndeshjes t’ia dhuronte futbollistit kosovar, Edon Zhegrova, shkak i paraqitjes fenomenale në këtë duel.
Zhegrova reagoi menjëherë në rrjetet sociale, duke publikuar çmimin.
“Ishte gjithçka një ëndërr”, shkroi Zhegrova.