Edon Zhegrova flet pas golit ‘magjik’ mbrëmë, jep një premtim të fortë për tifozët e Lille
Edon Zhegrova ka shkëlqyer mbrëmë në ndeshjen ndaj Clermont, duel ky që i takoi xhiros së 27’të në Ligue1.
Sulmuesi kosovar shënoi gol të bukur në këtë përballje në minutat e fundit të takimit, duke vulosur kështu fitoren e Lille në 4:0, shkruan Periskopi.
Zhegrova foli pas ndeshjes, ku tha se është i lumtur që ka shënuar dhe thotë se këtë do ta bëjë më shpesh.
“Mbi të gjitha, jam i lumtur që i fituam tri pikë. Ishte mjaft e rëndësishme, ekipi bëri punë mjaft të mirë duke fituar 4:0. Natyrisht, jam i lumtur për golin e parë, shpresoj që të vijnë edhe të tjerë”, theksoi fillimisht përfaqësuesi kosovar për mediumin francez “.
“Unë do të vazhdoj të punoj fort, shënova ose nuk shënova. Gjithmonë punoj shumë dhe kur trajneri ma jep mundësinë të luaj, e jap më të mirën për ekipin”, shtoi ai.
Zhegrova e përshkroi edhe golin, duke thënë se u mundua të gjuante dhe për fatin e tij, mbrojtësi e devijoi topin, i cili përfundoi në rrjetë.
Ai thotë se është ndjenjë e veçantë kur shënon pasi inkuadrohesh nga bankina pasi në të ardhmen trajneri mund t’i japë më shumë hapësira për të luajtur.
Ish-futbollisti i Prishtinës thekson se është pritur mjaft mirë nga lojtarët dhe nga stafi që nga dita e parë.
Për këtë është i lumtur dhe ndihet si në shtëpi.
Ai po e ndien në zemër edhe mbështetjen e tifozëve, që kur iu bashkua klubit francez.
“Jam mjaft i lumtur këtu. Shpresoj që të jem në gjendje të festoj së bashku me tifozët edhe shumë gola të tjerë në të ardhmen”, përfundoi Zhegrova.
Ai e bëri hapin e radhës në karrierë dhe është i vendosur ta tregojë veten në Francë.