Edita Tahiri: Serbia do të nxit situata me pakicën serbe në veri, Kosova të jetë syçel
Ish kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka thënë se Kosova duhet të jet sy hapur, pasi siç thotë ajo Serbia është duke punuar për ‘botën serbe’.
Sipas Tahiri, Serbia do të nxit situata me pakicën serbe, derisa bën thirrje që Kosova të mos bie pre e skenarëve të tyre.
“Serbia po punon per ‘boten serbe’ e nxitur nga Rusia, duke dominuar dhe kotrolluar pakicen serbe në gjithe Ballkanin, por Kosova duhet te jet syqel dhe e kujdesshme – sepse me shkas apo pa shkas, Serbia do te nxit situata qe i duhen per agjenden e saj sic po luan me pakicen serbe ne veri, por Kosova duhet te di te mos lejoj skenaret qe cojne ne projektin hegjemon te ‘botes serbe’,”, ka shkruar ajo në Facebook.