Edita Tahiri: Në vend se të ishte kryeministër i lekut, Kurti po hynë në histori për dinar
Ish-kryenegocatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për aksionin që Policia e realizoi dje në veri të vendit.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kurti në vend se të ishte kryeministër i lekut, po hynë në histori për dinarin.
“Kryeministri i dinarit – në vend të ishte kryeministër i lekut për te cilin premtoi dhe mori shumicen e votave- po hyne ne histori per dinar”, ka shkruar Tahiri./Periskopi