Edicioni i ri në Superligën e Kosovës do të startojë me 21 gusht, këto janë çiftet e javës së parë

Edicioni i ri në Superligën e Kosovës do të startojë me 21 gusht.
Ndërkohë, pas tërheqjes së shortit u caktuan edhe çiftet e javës së parë, në të cilën do të takohen.
Kampioni, Prishtina, do të nisë mbrojtjen e titullit në udhëtim kundër Malishevës, derisa nënkampioni Drita, do të ketë punë në shtëpi në xhiron e parë me Feronikelin.
Fituesi i Kupës për sezonin 2020/21, Llapi, gjithashtu do të nisë sezonin e ri si vendas.
Të besuarit e Tahir Batatinës do të përballen me Ulpianën.
Të gjitha çiftet e xhiros së parë:
Drita – Feronikeli
Llapi – Ulpiana
Malisheva – Prishtina
Ballkani – Dukagjini
Drenica – Gjilani