Edi Rama shpërndan këngën e Fifit, reagon Flori Mumajesi

Edi Rama shpërndan këngën e Fifit, reagon Flori Mumajesi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të marte me një pamje nga Valbona. Gjithçka shfaqej e mbuluar nga dëbora, duke krijuar një atmosferë përrallash.

Por vëmendjen më të madhe e mori kënga që Rama kishte shoqëruar videon dhe bëhej fjalë pikërisht për projektin më të ri të Fifit, “Diell”.

Këtë postim e ka shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram, këngëtari Flori Mumajesi, i cili është një nga miqtë më të mirë të Fifit.

Ai ka paralajmëruar se do të bllokojë të gjithë ata që shpërthejnë në komente pa lidhje. Madje, Flori ka theksuar se nuk bëhet fjalë për asnjë forum politikë.

“Bllok e ka kush fillon e shperthen ne komente pa lidhje ne profilin tim! Besoj do e kem mirëkuptimin tuaj. Ketu nuk jemi ne forume politike te asnje partie dhe te asnje programi televiziv. Shijoni pamjen dhe sigurisht kengen”, ka shkruar Mumajesi përkrah postimit./abcnews.al

Shpërndaje në: