Edi Rama: PS e vetmja garanci për mbijetesën e SPAK

Edi Rama: PS e vetmja garanci për mbijetesën e SPAK

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, deklaron se Partia Socialiste është e vetmja garanci për prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Ndonëse me qëndrimin e ri të mbajtur së fundmi ndaj SPAK, Rama ka kërkuar standarde, ai theksoi se reformën në drejtësi e bëri ai dhe PS-ja dhe jo SHBA-ja.

Ndërkaq kryeministri Rama thotë se do të jetë mburoja e kësaj reforme dhe institucioneve të dala prej saj, përballë objektivit të shpallur nga Berisha për t’i shkrirë.

“Tani edhe Amerika është tërhequr siç e keni parë, nga kjo punë dhe nëse SPAK-un do ta kishte sjellë Amerika, tani që Amerika është tërhequr nga kjo punë, do ta kishte marrë me vete në Amerikë, po jo. SPAK është këtu dhe SPAK ka vetëm një garanci dhe ua u kam thënë, po ia u them dhe do t’iua u them: e vetmja garanci për mbijetesën dhe shkuarjen përpara.

E thotë troç na jepni votën të shkrijmë SPAK-un. SPAK-u ka vetëm një garanci, Partia Socialiste e Shqipërisë dhe unë në krye të saj.Por e akuzon SPAK-un se po kryen veprime kriminale kur bashkëpunon me mediat duke i furnizuar me sekrete hetimor”, tha Rama.

Shpërndaje në: