Edi Rama për Vulinin: Shikoni fytyrën e këtij personi, s’ka nevojë për koment

Edi Rama për Vulinin: Shikoni fytyrën e këtij personi, s’ka nevojë për koment

Ministri i mbrojtjes serbe, i sanksionuari nga Amerika, Aleksandër Vulin tha se ‘Shqipërinë e Madhe’ mund ta mundë ‘bota serbe’ por edhe ‘me ndihmën e Greqisë’.

Këto deklarata, ai i bëri si përgjigje ndaj takimit të kryeministrit shqiptar Edi Rama, me shqiptarët në Athinë.

Por, vetë kryeministri shqiptar, iu përgjigj Vulinit nga Kotorri i Malit të Zi.

Një njeri i mençur ka thënë se pas të 40-tave, çdo njeri mban përgjegjësi për fytyrën që ka. Nëse shikoni fytyrën e personit që i referoheni, nuk besoj se ka nevojë për ndonjë koment tjetër për të”, tha kryeministri Edi Rama.

“E vetmja gjë që më vjen keq e gjithë përpjekja absurd për ta projektuar në sytë e atyre që duan të besojnë çdo lloj marrëzie por jo të vërtetën për arsye politike, atë valle kuq e zi do thosha në zemër të Athinës si një takim bërë me autobusë të administratës. Më vjen keq sepse fyhet, lëndohet dinjiteti, lëndohet sedra dhe zemra e gjithë atyre që kishin ardhur atje dhe ishim jo vetëm shqiptarë që mund të kishin një lidhje simpatie politike me forcën që qeveris por edhe njerëz që as nuk na kanë votuar ndonjëherë por ishin të njohur si njerëz që i përkasin palëve tjera politike dhe ishin njerëz që erdhën krejt natyrshëm. Në këtë aspekt është e vetmja gjë për të cilën më vjen keq dhe për gjëra të tjera ai takim do mbetet përgjithmonë në kujtesën time si një moment i veçantë shqiptarie dhe besoj se është moment i veçantë kthese psikologjie jo vetëm në raport me shqiptarinë”, thotë Rama veç tjerash rreth takimit me shqiptarët në Greqi.

Shpërndaje në: