Edi Rama: Mund të mos garoj për deputet më 11 maj

Edi Rama: Mund të mos garoj për deputet më 11 maj

Kryeministri shqiptar Edi Rama, mori pjesë këtë të hënë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku u diskutua përpilimi i listave të kandidatëve për deputetë nga kjo forcë politike.

Rama theksoi se listat janë drejt fundit dhe pritet të publikohen në ditët në vijim.

Në fjalën e tij, kryesocialisti la të hapur mundësinë që ai të mos garojë për deputetë më 11 maj, por të jetë vetëm kandidat për kryeministër nga radhët e socialistëve.

Rama shtoi se ende nuk e ka marrë një vendim nëse do të jetë pjesë e listave të PS, shkruan Euronews.al.

“Në rastin tim, me thënë të drejtën, as e kam pasur, as e kam shumë idenë se pse unë duhet të jem aty në atë parlament si deputet, për sa kohë jam në këtë detyrë.
Nga ana tjetër, do të ishte një hyrje në hak ndaj të tjerëve, nëse do të futej emri im dhe pastaj të vinin votat dhe të çorientooheshin njerëzit. Kush është në listën e hapur duhet të jetë në një garë të barabartë. Ndërkohë që vendimin për veten time nuk e kam akoma të marrë plotësisht, pasi mund të mos jem fare në listë, duke qenë deputet i të gjithëve për detyrën që kam. Në këtë mënyrë nuk i zë vendin askujt”, tha Rama.

Shpërndaje në: