Edhe zyrtarisht, Arijanet Anan Murici është kosovar
Muaj më parë është njoftuar se portieri i Manchester Cityt, Arijanet Muric ka pranuar se do të luaj për Kosovën.
Ndërkohë edhe një foto u bë publike, kur Murici ishte bashkë me babain e tij në Kosovë për të aplikuar për pasaport kosovare, transmeton Periskopi.
Tashmë edhe zyrtarisht portieri i Manchester Cityt është kosovar, pasi ka bërë publike foton e pasaportës së tij.
19-vjeçari pritet të grumbullohet në dy ndeshjet e ardhshme të nëntorit, ndaj Maltës dhe Azerbajxhanit./Periskopi/